Osmani: Përfshirja e VV-së në zgjedhje nuk do të ndikojë në skenën politike në vend

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani vlerëson se, përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë ndikim në skenën politike shqiptare në vend. Duke u përgjigjur ë pyetjen e gazetarëve rreth paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hyrë në skenën politike në vend, Osmani tha se, ka pasur tentime të ngjashme për mbështetje direkte edhe në të kaluar të cilat nuk kanë pasur ndonjë ndikim dhe nuk pret që edhe kësaj radhe të jetë ndryshe.

“Kjo nuk është diçka e re, sepse tentime të tilla për mbështetje direkte dhe pjesëmarrje ka pasur edhe më herët nga kandidati për president, i cili më pas ishte ministër në qeverinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes së eksponentëve të lartë në tubime parazgjedhore dhe mitingje. Dhe kjo tregon se, skena politike e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së veriut është e konsoliduar dhe sikurse nuk ka ndikuar më herët, nuk pres që të ndikojë edhe tani”, tha Bujar Osmani./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share