RMV-ja NJË NGA FQINJTË MË TË ÇMUAR TË KOSOVËS
Keqkuptim e ka cilësuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë presidentja Vjosa Osmani.
Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar.
Osmani gjatë vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në një përgjigje për TV Klan ka thënë se vizita e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut është bërë me ftesë të lkryetarëve të komunës së Cairit dhe atij të Tetovës.
Ai ka komentuar edhe nivelin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.
”Sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtojmë që dy qeveritë për herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt” – tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Faktorët politikë maqedonas po e shohin si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, ku shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”.