Osmani për gjenocidin: Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës në 29-vjetorin e tij. Ajo theksoi se masakra e kryer nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit është një kujtesë e mizorisë njerëzore.

Osmani shtoi se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi.

“Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.
Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.
Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, tha Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share