Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kalimit të xhudistes Distria Krasniqi në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024” në xhudo.
Osmani shkroi “me të artën, drejt së artës. Kosova në finale. Forca Disi”, transmeton Klankosova.tv.
Disi e mposhti italianen Odette Giuffrida me Shido, duke ia siguruar kështu Kosovës së paku medaljen e argjendtë.