Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga takimi me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin.
Osmani potencoi se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit drejt të ardhmes euroatlantike.
“Gjatë takimit të liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni në Shkup, takova Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, shkroi Osmani.
“Së bashku diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit në rritje që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të ardhmen tonë euroatlantike”.