Osmani: Nuk me pëlqejnë raportet e fundit me Republikën e Bullgarisë

“Çështjet bilaterale nuk janë pjesë e procesit të skriningut”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pas vizitës së tij në Bullgari, deklaroi se nuk i pëlqejnë raportet e fundit me Republikën e Bullgarisë dhe qëndrime të caktuara të partive politike. Osmani tha se, vizita e tij në Bullgari, nuk kishte për qëllimi vetëm mbajtjen e një komunikimi, kthimin e agjendës, por edhe një lloj diplomacie preventive, duke pasur parasysh trendin dhe dinamikën të kohëve të fundit të raporteve me Republikën e Bullgarisë

“Me që aty nuk ka qeveri politike, desha të shihem edhe me qeverinë zyrtare, por edhe me partitë politike. Bisedimet në kuvendin bullgar, posaçërisht gjatë seancës konstituive, kur liderë të partive politike filluan të liferojnë qëndrime në lidhje me një deklaratë të re politike për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zakonisht ashtu fillojnë, ato çështje, dhe më pas bëhen pengesë për rrugën tonë evropiane”, u shpreh Bujar Osmani.

I pyetur nëse çështjet bilaterale do të prezantohen në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel, ai tha, raportet me Republikën e Bullgarisë nuk janë pjesë se obligimeve formale që i ka vendi në kuadër të këtij procesi, përkatësisht çështjet bilaterale nuk janë pjesë e legjislacionit evropian.

“Në Bruksel në skriningun bilateral prezantohet ajo që është pjesë e “akito-s”, obligimet ndaj Republikës së Bullgarisë nuk janë pjesë e “akito-s” dhe fakti që interesat tona janë të mbrojtura në propozimin francez është se pikërisht çështjet bilaterale, posaçërisht ata që kanë të bëjnë me interpretime historike dhe kështu me radhë, nuk janë vendosur në pjesën e legjislacionit evropian”, thotë ministri Osmani.

Ministri njoftoi se në kuadër të takimeve që ka zhvilluar në Bullgari, është dakorduar me homologun e tij bullgar, Nikollaj Milkov që të aktivizojnë gupet punuese të sektorëve dhe ekipet e dy ministrive do të bëjnë agjendë për mbledhje të pesë grupeve punuese, që do të takohen një herë në muaj./KlanMacedonia

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share