Osmani: NATO nuk ka reaguar për incidentin në M-NAV

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, ka këmbëngulur se incidenti në M-NAV nuk ka qenë më shumë se zënkë verbale mes kolegësh dhe kjo sipas tij, do të vërtetohet edhe nga institucionet kompetente.

“Është tentuar aq shumë të politikzohet saqë u dol edhe me deklaratë se kinse ka reaguar edhe NATO.  E vërteta është se NATO nuk ka reaguar për këtë rast”, tha Osmani.

I pyetur se çka do të ndohdë me Bekim Nezirin, i cili është përfshirë në këtë rast dhe aktualisht është në arrest shtëpiak, Osmani u shpreh se pret që institucionet ta zbardhin rastin.

“Unë shpresoj se shumë shpejt, prokuroria dhe gjykata do e zbardhin këtë rast dhe do të vazhdohet ashtu siç ka nisur”, deklaroi Bujar Osmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share