“Jemi të gatshëm për intensitet të forte të negociatave”
Ministri i Punëve të Jashtme, Buajr Osmani sot ishte nikoqir i përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së në Këshillin e BE-së, kompetent për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet të cilat negociojnë për anëtarësim -COELA, ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe mban takime me Institucionet e shtetit dhe përfaqësuesit e sektorit civil.
Gjatë takimit, Ministri Osmani shkëmbeu pikëpamje me përfaqësuesit e Grupit të Punës në lidhje me momentin e ri në marrëdhëniet e shtetit me BE-në dhe hyrjen në fazë të re të shumëpritur të procesit të negociatave përmes mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare. Në takim u bë fjalë edhe për aktivitetet përgatitore në prag të mbajtjes së takimeve të para me BE-në në kuadër të procesit të skriningut, i cili është paraparë të zgjasë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.
Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendeve anëtare dhe Institucioneve të BE-së për kalimin e Maqedonisë së Veriut në fazën e negociatave dhe e theksoi gatishmërinë e lartë të vendit për proces të suksesshëm negociues, veçanërisht duke pasur parasysh se vendi tashmë një kohë të gjatë harmonizohet me Legjislacionin e BE-së. Ai përcolli se harmonizimi 100% i vendit me deklaratat dhe masat kufizuese të BE-së është dëshmi se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i BE-së në këtë kohë sfiduese gjeopolitike dhe mjedis të paqëndrueshëm.
“Pozicionimi i tillë strategjik dhe vendimtar ka impaktin e tij socio-ekonomik, veçanërisht në sektorin energjetik të vendit, si dhe kudo në Evropë, dhe do të jetë shumë e rëndësishme që BE-ja të manifestojë në mënyrë konkrete përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat dhe masat për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë”, theksoi Ministri Osmani.
Njëherazi, e përshëndeti përkushtimin e qartë të Unionit për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe thirrjet për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
Osmani e rikonfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave në vend në drejtim të përkushtimit më të madh dhe progresit më të shpejtë gjatë negociatave individuale të kapitujve të procesit negociues.
Përfaqësuesit e BE-së dhe vendet anëtare shprehën kënaqësinë e tyre se të dyja palët gjinden në fazë të re cilësore të marrëdhënieve të tyre me fillimin e negociatave dhe theksuan se do të përkushtohen për të çuar përpara rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ata e theksuan e gatishmërinë për ndihmë financiare përmes fondeve IPA dhe Planit Ekonomiko-Investues të Komisionit Evropian për rajonin.
Vizita e Grupit Punues KOELA realizohet në prag të fillimit praktik të procesit të skriningut të BE-së me Maqedoninë e Veriut, si fazë e parë në procesin e negociatave dhe është e para pas Vendimit të Këshillit që dosjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë në Grupin e Punës kompetent për vendet të cilat janë në proces negociues me BE-në, së bashku me Malin e Zi dhe Serbinë. Para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare në korrik të këtij viti dosja e Maqedonisë së Veriut isht trajtuar në Grupin Punues të Këshillit (COWEB) përgjegjës për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk kanë hapur negociatat për anëtarësim me BE-në.