Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot dhe nesër (27-28 shkurt) do të jetë në Uashington për vizitë dyditore. Shkaku i vizitës është prezantimi i tij i nesërm në Komisionin e Helsinkit në Uashington, ku ai do të trajtojë temën “Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023”.
Siç kumtoi MPJ, në kuadër të agjendës së tij, sot ai gjithashtu do të takohet me Derek Shole, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të Sekretarit Shtetëror Entoni Blinken në administratën e Presidentit të ShBA-së, Xhozef Bajden.
Gjithashtu është i paraparë një takim me Ndihmësadministratoren e USAID-it për Europë dhe Euroazi, Erin Mekki