Osmani në takimin e Ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, ku këtë vit nikoqir është Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Në takim pritet të diskutohet për arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimin e kësaj iniciative kyçe në bashkëpunimin rajonal, rëndësinë në rrumbullakimin e integrimit evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe

Në margjinat e takimit në Tiranë, Ministri Osmani do të ketë takime dypalëshe me homologët e tij nga rajoni dhe më gjerë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share