Osmani në Lituani: Integrimi euroatlantik është mjeti më i mirë për parandalimin e konflikteve

OSMANI NË FORUMIN E VILNIUSIT 2022

Gjatë vizitës zyrtare në Lituani në kuadër të Turneut Baltik, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka qënë pjesë e Forumit të dytë të nivelit të lartë për të ardhmen e Demokracisë, i cili po mbahet në Vilnius, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, njoftojnë nga MPJ.

Osmani në fjalimin e tij për sigurinë globale, ka përmendur invazionin rus ndaj Ukrainës si shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

“Integrimi euroatlantik është mjeti më i mirë për parandalimin e konflikteve dhe ndikimi keqdashës nga palët e treta si politikë e suksesshme e sigurisë, e simbolizuar me suksesin historik të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe politikës së zgjerimit të BE-së”, thuhet të jetë shprehur Osmani.

Forumi E Аrdhmja e Demokracisë mbahet në Vilnius për të dytin vit me radhë dhe paraqet konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë si pararendës i Samitit të Demokracisë, nën partronazhin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share