Osmani në Kosovë: Të ulen tensionet – t’i jepet hapësirë dialogut!

MINSITRI I JASHTËM OSMANI VIZITË NË KOSOVË NË CILËSINË E KRYESUESIT TË OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së ka vizituar Kosovën, ka kërkuar të ulen tensionet në veri dhe t`i jepet hapësirë dialogut.

Pas takimit që zhvilloi me homologen e tij në Prishtinë Donika Gërvalla Osmani ka thënë se OSBE-ja e përkrah dialogun Kosovë-Serbi duke u bërë thirrje dy shteteve që të ecin përpara.

”Ne përkrahim këtë proces që kontribuon në stabilitetin rajonal. Siç e kam thënë edhe në Serbi, është e rëndësishme që të ulen tensionet në terren në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura brenda dialogut” – tha Bujar Osmani.

Ai ka takuar ndaras edhe presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti. Kurti e Osmani kanë  falënderuar OSBE-në për kontributin që ka dhënë për demokratizimi në Kosovë, për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share