Skena politike në Bullgari është e tronditur dhe deklaratat që vijnë nga Sofja nuk duhet të merren si pikë referimi lidhur me kontestin RMV-Bullgari, thotë Ministri Osmani, duke komentuar tre kërkesat e palës bullgare për zgjidhje të cështjes me Shkupin.
“Deklaratat e kësaj periudhe që vijnë nga Sofja nuk do t`i merrja si pikë referimi, për shkak se aktualisht skena politike në Bullgari është e tronditur. Cështja jonë është njëfarë “perde tymi” në dallimet që ekzistojnë mes partive politike dhe nuk do të lejoja që të jap komentin tim për deklaratat në këtë periudhë kur cështja është shndërruar në betejë të brendshme politike e as që do të doja që raportet shtetërore Shkup-Sofje të jenë peng I këtyre fërkimeve të brendshme. Ne kemi qëndrime dhe pozicione të qarta që u thanë gjatë fundjavës së fundit kur në Shkup qëndroi delegacioni bullgar dhe ata I dijnë qëndrimet tona” /KlanMacedonia/