Osmani në Klan Debat: Dallime me palën bullgare rreth ndryshimeve kushtetuese

Ministri Osmani ka theksuar se gjatë takimit të fundit me delegacionin bullgar në Shkup është biseduar për të gjitha cështjet, madje edhe për vendosjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit. Asgjë nuk vlerësohet si përfundimtare, derisa të dakordohet e gjithë pakoja – ka thënë ai në Klan Debat.

“Ishin të gjitha cështjet në tryezën e bisedimeve. Ishin negociata gjithëpërfshirëse dhe nuk u la asnjë detaj I procesit për të cilin nuk u bisedua. Parimi bazë me të cilën u zhvilluan këto bisedime ishte se “asgjë nuk është dakorduar derisa të arrihet marrëveshja” që do të thotë se edhe pse pati progress lidhur me disa pjesë të caktuara të katër pakove apo marrëveshjeve, asgjë nuk vlerësohet si përfundimtare derisa nuk dakordohet e gjithë pakoja.

Osmani pohon se për ndryshimet kushtetuese ka pasur dallime mes dy palëve.

“Sekuenca ose hapat për ndryshimet kushtetuese nuk janë ndër cështjet për të cilët u arrit marrëveshje, respektivisht kishte dallime lidhur me hapat në këtë process. Jo në vullnetin e përgjithshëm që ka vendi dhe në vendimin se do ta bëjë këtë por në hapat ka dallime dhe u la të bisedohet për më vonë gjatë procesit” /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share