“OSBE MUND TË BËJË SHUMË GJËRA NË LUFTË, POR SHUMË MË TEPËR NË PAQË”
Ukraina dhe mbrojtja e popullit ukrainës si prioritet i OSBE-së, aktivitete konkrete që Programi i OSBE-së për mbështetje të Ukrainës I ndërmerr në terren, situate e tre pjesëtarëve të OSBE-së që janë të burgosur në Donjeck dhe në Luhansk, kanë qenë pjesë e temave të Kryesusit me OSBE-në dhe Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba.
“Si kryesues me OSBE-në, kam vazhduar t`I bëj thirrje Rusisë që ta ndërpresë këtë luftë, t`I tërheq trupat nga Ukraina, sërish t`i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së. Vazhdimi I kësaj lufte jo vetëm që shkatëron jetët, shtëpitë dhe shpresat e njerëzve të Ukrainës, por krijon edhe situatë jostabiliteti dhe pasiguri nëpër rajonin më të gjerë të OSBE-së”, tha Bujar Osmani.
Ministri Osmani ka theksuar se Programi për mbështetje të Ukrainës, i financuar nga donatorë, që zbatohet nga nëntori 2022, do të vazhdojë t`i ndihmojë Ukrainës, përmes implementimit të projekteve që janë adaptuar nevojave specifike.
Ukraina mbetet prioriteti qendror për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ka theksuar Osmani, kurse situata në Ukrainë do të jetë një ndër temat kryesore të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të mbahet në dhjetor në Shkup./KlanMacedonia