Osmani në FB: Lajm kryesor punësimi i Shqiptarëve – ja përgjigja ime?!

“Ekziston një stereotip i caktuar ndaj Shqiptarëve që ne si BDI përpiqemi ta rrënojmë. Të kishim ne qëndrime qëllimkëqija ndaj këtij shteti, ne do të donim dezintegrimin. Nëse nuk na doni nëpër institucione OK. Alternativë? Ne luftojmë për shtet unitar, ne luftojmë që bashkërisht të hyjmë nëpër institucione e të punojmë në zyra të përbashkëta” – ka deklaruar Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një interviste të paradokohshme për radion Kanal 77.

Pikërisht me këtë intervistë, sic njofton KlanM, Bujar Osmani, përmes rrjeteve sociale, vetëm në gjuhën maqedone, ka reaguar lidhur me reagimet e mediave maqedonase që punësimeve u japin konotacion etnik.

“Shoh se sot lajm kryesor është se konkursi për drunjprerës në Manastir dedikohet vetëm për Shqiptarët dhe se në Klinikën për Gjinekologji konkursi për drejtor është vetëm për Shqiptarë. Ja një përgjigje e ime dhënë para disa ditëve rreth kësaj teme” – shkruan Osmani në Facebook, duke publikuar intervistën për Kanal 77.

“Fatkeqësisht Maqedonasit dhe Shqiptarët ende jetojnë në botë paralele. Ka shumë pak ura lidhëse. E dini se cilat janë ato urat e pakta ku punojmë bashkë – institucionet shtetërore. Të mos ishte përfaqësimi i drejtë ne nuk do të kishim as komunikim midis popujve. Ata punojnë bashkë nëpër zyra, bëhen miq shtëpie, mjekojnë stereotipet  mes tyre. Dhe, shoh se si demonizohet roli i BDI-së, partia e cila arriti që një popull ta vendos nëpër institucione” – kishte deklaruar Bujar Osmani në intervistën për Kanal 77.

Reagimi I Osmanit, sic njofton KlanM, vjen si kundërpërgjigje të kritikave dhe reagimeve të mediave maqedonase lidhur me shpalljen e “Pyjeve të Maqedonisë” ku kërkohet drunjprerës të përkatësisë etnike shqiptare në Komuna të Maqedonisë Lindore sikurse në Kavadar, Demir Kapi e Kriva Pallankë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share