Osmani në FB: Lajm i mirë nga Brukseli!

“JEMI TË FTUAR TË PËRGATISIM UDHËRRËFYESIN PËR HAPJEN E KLASTERIT 1”

“Lajmi mirë nga Brukseli” – thuhet në një postim në Facebook të Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, ku shkruan se dje, Këshilli i BE-së e miratoi Letrën me të cilën Maqedonia e Veriut është ftuar që t’i përgatisë Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës dhe për reformën në administratën publike për hapjen e Klasterit 1 – Themele.

“Edhe një obligim tjetër i përfunduar me sukses që na shpie më afër në hapjen e klasterëve dhe kapitujve, në drejtim të integrimit të përshpejtuar në BE” – thuhet në postimin në Facebook të Ministrit të Jashtëm.

Miratimi i letrës, për cka informon Osmani, vjen njëkohësisht me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Në këtë raport, siç njofton Klan M, Komisioni ka nënvizuar vërejtje të shumta pikërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, konkretisht në gjyqësor dhe gatishmëri mesatare për reforma në administratën publike.

Maqedonia e Veriut, sipas Raportit, nuk ka shënuar progres as edhe në luftën kundër korrupsionit. Komisioni e ka vlerësuar si “shqetësuese” cështjen që Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share