Osmani mirëpret kalimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili mirëpriti këtë vendim.

“Urojmë që seanca e prillit e Asamblesë Parlamentare të #Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës”, shkroi Osmani në rrjetin e tij social në platformën X.

Përndryshe, pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është mbajtur dje në Paris të Francës.

Tash e pas kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Para pjesëmarrësve aty ka raportuar Dora Bakoyannis, ndërsa takimi ishte i mbyllur për media. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share