“PAS KËSAJ, BULLGARIA NUK MUND TË VENDOSË KUSHTE TË REJA”
Nga forumi i Prepës për dialog, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani u shpreh se po punohet Qeveria po punon në ndy rrugë paralele me VMRO-DPMNE-në për
Qeveria po punon në dy rrugë paralele me VMRO – DPMNE për procesin e ndryshimeve kushtetuese, në opozitën në tërësi, si dhe me deputetët në Kuvend, teksa hapet debati publik atje. Kështu informoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani gjatë një konference për gazetarët në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog. Osmani nuk ka precizuar një datë konkrete se kur duhet VMRO të deklarohet rreth propozimit që i ka bërë BDI për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, por tha se, se afati i fundit do të jetë votimi i parë në Kuvend i propozimit të Komisionit për ndryshimet kushtetuese.
“Deri në ditën kur në seancë plenar do të jetë votimi i parë, opsionet janë të hapura për të pasur marrëveshje me opozitën në aspekt të ndryshimeve kushtetuese, përfshirë këtu edhe planin trepikësh të cilin e prezantova dje. Shpresoj se në periudhën e ardhshme nga qeveria do të dërgohet në Kuvend drafti apo propozimi i Komisionit dhe këtu do të fillojnë të llogariten afatet” – tha Bujar Osmani.
Ministri siguron se pas ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria nuk mund të vendosë kushte të reja, sepse korniza negociuese është përmbyllur.
“Duhet ta mbyllim atë temë se, nesër ndonjë qeveri bullgare mund të thotë se, kemi kusht të ri. Nuk kemi kusht të ri, është mbyllur korniza negociuese. Në kornizën negociuese ka tre udhërrëfyes, në njërin ka plan aksional për minoritete, ai është kushti i vetëm i cili ka hyrë në standardet për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Ai plan veprimi nuk ka të bëjë vetëm me bashkësinë bullgarë, por me të gjitha bashkësitë në shtet” – deklaroi Osmani.
Forumi i Prespës për Dialog 2023 po mbahet në Strugë, ku sot dhe nesër politikanë të vendit, rajoni dhe bota do të japin idetë e qëndrimet e tyre për çështjet aktuale dhe tema të ndryshme të paracaktuara në program, ku fokusi mes tjerash, do të jetë edhe te zgjerimi i Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi