Osmani, Lajçakut: Kosova ka demonstruar vullnet për shtensionim, kriminelët duhet të përballen me drejtësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin folën për situatën në veri.

Osmani tha se gjatë takimit u diskutua për përpjekjet për shtensionimin e situatës në veri por edhe për nevojën prë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeotn Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Osmani i tha Lajçakut se grupet dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it dhe të EULEX-it duhet të përballen me drejtësinë.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se aktualisht, Lajçak pas Osmanit është duke e mbajtur një takim me kryeministrin Albin Kurti, në përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share