Shtet të kapur e quan nënkryetari I BDI-së Bujar Osmani hetimet që po bëhen për tu zbardhur e vërteta rreth tragjedisë në Koçan. Osmani thotë se po bëhet drejtësi selective e për këtë kërkon ndërhyrjen urgjente të eksperteve ndërkombëtar me qëllim që të zbardhet e vërteta.
Duke folur për rastin e tragjedisë në Koçan nënkryetari I BDI-së Bujar Osmani thotë se ish ministry i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po mbahet padrejtësisht në burg me të vetmin qëllimin që pushteti të mbrojë fajtorët e vërtetë. Për Osmanin është apsurde se si duhet të mbajë përgjegjësi një ish minister I kaluar e jo ai actual.
BUJAR OSMANI – NËNKRYETAR I BDI-SË
“Nuk ka logjik juridike që të ketë përgjegjësi parapraku e mos të ketë aktuali që është thuajse një vit në detyrë për të parandaluar tragjedinë. Ajo që neve na pengon është normalizimi I shtetit të kapur I asaj që bëhet drejtësi selektive, njerzit nuk do e harrojnë këtë. Ky është një vendim selektiv për të defokusuar opinionin.”
Hetimi duhet të jetë I drejtë e për këtë Osmani thotë se nuk do të heshtin dhe të normalizojnë situatën por do të vazhdojnë duke kërkuar drejtësi.
BUJAR OSMANI – NËNKRYETAR I BDI-SË
“Nuk e them vetëm unë, e thonë ekspert i fushës, ata të cilët dalin në media në rrjete sociale. Shqiptarë dhe maqedonas po pajtohen me këtë mendim, që një ministër I BDI-së me qëllim po akuzohet padrejtësisht. Kjo është padrejtësi ndaj një qytetari të këtij shteti, prandaj nuk guxojmë të heshtim, sepse eshte rast I kapjes së shtetit nga partia. Po mbrohen ata që janë përgjëgjës dhe po akuzohet dikush tjetër. Nuk guxojmë të heshtim dhe të normalizojmë këso ngjarje degraduese”.
Osmani theksoi se për hetimin e rastit është e patjertësueshme që të vijnë ekspert ndërkombëtarë për ta verifikuar dhe hulumtuar rastin me qëllim që e vërteta të del në shesh. /tvklan.mk