Osmani: Kosova s’heq dorë nga anëtarësimi në BE, përkundër vonesave të padrejta gjatë rrugës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj vjetor drejtuar deputetëve të Kuvendit, ka folur për aspiratat dhe përkushtimin për anëtarësim në Bashkim Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani para deputetëve tha se pavarësisht se sa komplekse është rruga, Kosova nuk do të heq dorë nga anëtarësimi në BE, përkundër sipas saj, vonesave të padrejta që bëhen përgjatë kësaj rruge.

“Duke pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Kosova dhe i gjithë rajoni ynë, jam më e bindur se kurrë, se anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioriteti ynë numër një. Aspiratat tona për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake janë të vendosura, të bazuara në përkushtimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha ajo.

Më tej e para e shtetit tha se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një dëshmi e përkushtimit ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

“Njëkohësisht, dorëzimi i kërkesës se Kosovës për statusin e kandidatit në BE, vë në pah përkushtimin tonë të palëkundur ndaj integrimit dhe të ardhmes sonë evropiane”, u shpreh presidentja Osmani.

Po ashtu, Osmani ka folur edhe për punën e saj gjatë vitit që po lëmë pas, ku ka theksuar se ka realizuar afër 200 takime e bashkëbisedime me krerë shtetesh e krerë qeverish, si dhe takime shtesë me udhëheqës të tjerë institucionalë e udhëheqës të organizatave më të fuqishme ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share