Osmani, Konjufca e Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz

Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të jenë për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhet, Osmani, Konjufca e Kurti pritet t’i nisin nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.

Kjo do të bëhet në nderim të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share