Osmani: Jemi afër për t’i tejkaluar sfidat – janë edhe disa detaje që duhet të diskutohen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është në rrugë të duhur për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po ballafaqohet së fundi.

Ajo tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe Bashkimin Evropian dhe se Kosova është afër që rruga përpara të jetë një zgjidhje e përbashkët.

“Janë disa detaje që duhet të diskutohen por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët. Në të njëjtën kohë duhet ta kuptojmë që Kosova është e ndërtuar mbi vlerat që i ka edhe vetë BE-ja, e që ndër të tjera është sundimi i ligjit”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

E para e shtetit, tutje tha se të arriturat e deritanishme të Kosovës, përfshirë lirinë dhe pavarësinë, janë të arritura të përbashkëta me aleatë dhe sipas saj, rruga përpara duhet të jetë e tillë, teksa shtoi se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë.

“Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, e rrjedhimisht unë përshëndes punën e Policisë së Kosovës që me profesionalizëm po sigurohen që të gjithë ata që kanë përdorur dhunë, sidomos së fundi ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve të përballen me drejtësi dhe vetëm drejtësi”, tha Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share