Osmani: Institucionet kujdes në raportet me aleatët!

KOSOVA DHE ALEATËT PERËNDIMOR

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka inkurajar institucionet përgjegjëse që të jenë të kujdeshme rreth raporteve me aleatët ndërkombëtar.

Ajo ka thënë se Kosova nuk mund të ec përpara e vetme duke shtuar se suksesi i Kosovës nuk mund të arrihet pa aleatët e saj.

Inkurajojtë gjitha institucionet e Republikës që të bëjnë cmos që këto relacione ti konsiderojnë jo vetëm të rëndësishme por ekzistenciale…Në kufi e kemi një shtet që cdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës, gllabërimin e territorit tonë..Në këto sfida neve na duhen aleatët dhe partnerët tanë.

E pyetur për refuzimin e zv.kryeministri Bislimi për takimin e 27 shkurtit në Bruksel thotë se zbatimi i rregullores mund të zgjidhet nuk do të duhej të bëhej temë fare.

Kjo cështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, nuk është dashur të bëhet cështje fare. Jam e bindur se nëse ka vullnet me një takim mund të dalin me hapa konkret…

Thotë se dialogun me Serbinë më së shumti e ka dëmtuar mungesa e ekuilibrit, ndërsa këta muaj janë vendimtar sipas saj për shkak te zgjedhjeve në BE.

Kosova është nën masa të padrejta.. sebia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme. Kjo inkurajon serbinë të vazhdojë me destabilizim..

Derisa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës presidentja e lidh direkt edhe me mbajtjen e zgjedhjeve në veri për të cilat ka thënë se do ti shpall ato menjëherë pas përfundimit të procedurave në KQZ dhe konfirmimit të largimit të kryetarëve të këtyre katër komunave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share