Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani bisedoi në telefon me kolegun e tij grek, Nikos Dendias dhe i shprehi ngushëllime për fatkeqësinë tragjike hekurudhore në Greqi.
Siç kumtuan nga MPJ-ja greke në Tuiter, Dendias iu falënderua Osmanit “për mbështetjen në këtë çast të rëndë”.
Sipas informatave të fundit zyrtare, në ndeshjen e djeshme të dy trenave afër vendit Tempi në afërsi të qytetit Larisa, jetën e humbën së paku 36 persona, ndërsa 66 me lëndime janë hospitalizuar në spitalet greke.