SKRININGU ME BE-në NË NIVEL TË KËNAQSHËM
Brifingun me gazetarët, Ministri Osmani e mbajti online, pasi gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, njofton KlanM.
Ai theksoi se këtë javë ka pasur bisedime serioze të nivelit Teknik në Bruksel lidhur me hapat e ardhshme, dinamikat e brendshme që kanë të bëjnë me obligimet e vendit lidhur me procesin e ndryshimeve kushtetuese.
“Dua të merren parasysh mendimet e të gjitha vendeve anëtare, të Bullgarisë, dinamika e ndryshimeve kushtetuese që t`i kemi parasysh të gjitha kombinatorikat e mundshme. Nuk ka devijim nga ajo që është thënë në kornizën negociuese, respektivisht me kompletimin e ndryshimeve kushtetuese të nis hapja e kapitullit të parë” – deklaroi Bujar Osmani.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic percjell KlanM, njoftoi se Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Pragë, Sashko Todorovskit, I ëhstë shkurtuar mandati dhe ai është kthyer në vend.
“Janë konstatuar parregullsi në punën e tij, jofunksionalitet, prezantim i rremë i bashkëshortes si atashe kulturore, mosrespektim të institucioneve të MPJ-së. Procedura për kthimin e tij zgjat disa muaj” – deklaroi Bujar Osmani.
Online-brifingun, sic njofton KlanM, Ministri Osmani e arsyetoi me agjendën e MPJ-së, që sipas tij, është e përmasave të papara për shkak të obligimeve ne kryesimin e OSBE-së, me A5 Kartën e Adriatikut dhe me procesin e bashkëpunimit me Evropën Juglindore që nis nga Qershori.
Ministri Osman, sic njofton KlanM, paralajmëroi jubileun e parë – 5 vite nga Marrëveshja e Prespës, që do të shënohet me Forumin e Prespës për Dialog më 15 dhe 16 Qershor. /KlanMacedonia/