Osmani falënderon ligjvënësit e Parlamentit Evropian: Ishit kampionë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në profilin e saj në X ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian dhe të gjithë eurodeputetët për mbështetjen që i kanë bërë Kosovës.

“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë  në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share