INCIDENTET NUK DO T’I PRISHIN RAPORTET ME BULLGARINË
Protesta e djeshme në Ohër kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare mbreti “Borisi III” nuk mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ai shtoi se policia ka parandaluar eskalimin e situatës dhe ka shmangur incidentet.
“Bullgaria nuk mund ta përdor protestën kundër shtetit tonë, por gjithsesi se ka njerëz që duan t’i dëmtojnë marrëdhëniet mes dy shteteteve” – deklaroi Bujar Osmani,
Ndërsa Osmani tha se nuk e kupton se përse Bullgaria zgjedh emra të tilla për të emëruar qendrat kultutore apo organizata pasi që sipas tij kjo është në dëm të bullgarëve dhe nuk është në frymën e bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë.
“Emri është zgjedhur si i tillë, Mbreti Boris, mendoj se nuk është në frymën e pikës së dytë të konventës, për shkak se nuk krijon kushte për tolerancë, bashkëjetesë dhe fqinjësi të mirë. Emrin e vlerësoj si provokim dhe mendoj se shkon në dëm të komunitetit bullgar në RMV. Nëse këtë dikush e bën me vetëdije, nuk mund ta them. Kjo u pengon afirmimit të vlerave të pakicës bullgare në vend. Por, vetë ata, por edhe Bullgaria, më së miri është që vetë ta thonë nëse dhe sa dëme pësojnë” – tha Osmani.
Ndryshe dje qytetarë të shumtë iu përgjigjen thirrjes së partisë “E Majta” për të kundërshtuar hapjen zyrtare të qendrës kulturore bullgare mbreti “Borisi III” që sipas organizatorëve ky emër lidhet me fashizmin. Nuk munguan as edhe gjuajtjet me vezë teksa për të qetësuar situata u detyrua të ndërhyjë edhe policia. Protesta e djeshme u mbështet edhe nga VMRO-DPMNE-ja. /KlanMacedonia/