Osmani e shqetësuar për situatën me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, në fjalimin e fundvitit, Temë e bëri edhe çështjen ditë e më të debatuar për shqiptarët në Maqedoni të Veriut; përkatësisht sfidimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga partia nacionaliste VMRO.

Osmani ka vlerësuar se ka shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen dhe dua t’i sigurojë të gjithë se do t’i bëjme çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara” – tha Osmani.

“Prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre, do të përballët me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej” – tha tutje Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share