Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit që ka pasur me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kanë folur mbi zhvillimet e fundit të sigurië në Kosovë.
Osmani bëri të ditur se me Macronin folën edhe për angazhimin e përbashkët për paqen dhe stabilitetin.
“Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Osmani po merr pjesë në Forumin e Komunitetit Evropian i cili po mbahet në Granada të Spanjës.