Të enjten e parë të shtatorit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë në takim të parën e shtetit kosovar, Vjosa Osmani.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e sekretarit, Stoltenberg, ndërsa takimi do të mbahet në selinë NATO-s, më 7 shtator, njofton KlanKosova.tv.
Ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj vizite, sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe Presidentja Osmani do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.