Osmani diskuton integrimin Eeuroatlantik të Kosovës në takimin me Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar mbi rëndësinë e integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike. Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se ky hap është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim,” shkroi Osmani.

Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Britani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share