Osmani: Çështja e hapjes së urës së Ibrit nuk duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj një deklarate të Bashkimit Evropian që sugjeron se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.

Osmani thekson se kjo nuk duhet të ndodhë, pasi do të ishte shkelje e sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë në Kosovë. Ajo kërkon që çështja e urës të diskutohet brenda Kosovës, mes institucioneve të sigurisë dhe partnerëve të saj, veçanërisht me NATO-n.

Osmani thekson se Aleksandër Vuçiq nuk ka pse të pyetet se kur do të hapen urat në territorin e Kosovës.

“Vuçiqi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, tha ajo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share