Ministri i Punëve të Jashtme, njëherit edhe kryesues i OSBE-së Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmet izraelite mbi spitalin e Gazës.
Osmani në një postim në facebook thotë se këto sulme janë akte çnjerëzore.
“Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt çnjerëzor i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht. Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Osmani.