Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në mbledhjen e vendeve anëtare të NATO-s në Bukuresht tha se Maqedonia e Veriut është pjesë e dy nismave për përforcim e kapaciteteve mbrojtëse si pasojë e rrezikut rus për destabilizim të rajonit. Osmani theksoi se Moldavia, Gjeorgjia dhe Bosnje dhe Hercegovina po marrin pjesë në këtë mbledhje si vende që nuk janë anëtare, por që kanë rrezik nga destabilizimi rus.
“Ballkani Perëndimor është rajon vulnerabil që Federata Ruse mund ta keqpërdorë për destabilizim! Është i rëndësishëm roli ynë si
anëtarë i NATO-s për të konsoliduar këtë rajon”, tha mes tjerash Osmani.