Osmani: Albanofobia nuk do kalojë! Shqiptarët u përjashtuan nga pasuria shtetërore, shteti po mbron monopolin!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj raportit të fundit mbi mbi privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, e që siç thotë ai, gati se asnjë pronë e tillë nuk është privatizuar nga shqiptarët.
Osmani shkruan se kjo është tregues i albanofobisë në vend, teksa thotë se shqiptarët janë të përjashtuar nga pasuria shtetërore.
Reagimi i plotë:
Sot lexova një raport ekonomik.
Nga 1,662 ndërmarrje shtetërore të privatizuara në vend, a e dini sa u privatizuan nga shqiptarët?
Gati asnjë!
Shqiptarët u përjashtuan nga pasuria shtetërore dhe sot pikërisht ata përballen me një fushatë të vazhdueshme stigmatizimi dhe njollosjes:
“nuk paguajnë taksat, nuk paguajnë rrymën”.
Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk është rastësi!
Kjo është një propagandë e fabrikuar nga oligarkia dhe strukturat e thella të shtetit për të mbrojtur monopolin dhe mbuluar të bëmat.
Ky stigmatizim nuk do të kalojë!
Lexo gjithashtu
Total
0
Share