Osmani: 28 Janari ditë historike për shqiptarët

“HISTERIA ANTI-SHQIPTARE, REZULTAT I 28 JANARIT”

28 Janari do të jetë ditë historike për shqiptarët me ardhjen e kryeministrit të parë shqiptarë, kështu vlerson i pari i diplomacisë së vendit Bujar Osmani, sipas tij, sulmet që po drejtohen kohën e fundit ndaj BDI-së të cilët Osmani i quan histeri anti-shqiptare janë si rezultat i 28 Janarit.

Me marrjen e detyrës së  kryeministrit të parë shqiptarë do të filloj një kthesë e re për shqiptarët në RMV, kështu u shpreh Ministri i Jashtëm Bujar Osmani mbrëmë në “Klan Debat.  Sipas tij, 28 janari do të hyjë në historinë e shqiptarëve dhe do të festohet njejtë si festa e 28 Nëntorit.

“Kjo histeri anti-shqiptare të cilën e shihni tash, është si rezultat i 28 janarit. Është vrulli i fundit për të penguar 28 janarin. Rëndësia e kësaj date, do të jetë mesazhi se ky shtet, tani vendimet i merr në Shkup e jo në Beograd, Sofje, Athinë, Tiranë apo Prishtinë. Do i qorrojë ai diell i 28 janarit të gjithë kur të paraqitet. Për shkak se është dielli i barazisë… Historikisht, në betejat më të rëndësishme të kombit, keni pasur njerëz të cilët kanë qenë në anën e kundërt” – tha Bujar Osmani.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare  dhe koalicionet e mundshme, Osmani njoftoi se organet partiake kanë autorizuar kryetarin e BDI-së  Ali Ahmetin që ti zhvillojë bisedimet me partitë tjera, duke mos dhëne detaje se me kë konkretisht bisedon Ahmeti, sidomos në radhët e ASH-së.

“Zoti Ahmeti takohet me shumë kryetarë të partive politike. Mendoj se ai e ka edhe përgjegjësinë si udhëheqës i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të jetë në koordinim të vazhdueshëm me të gjithë, pavarësisht qëndrimeve, për shkak se qëndrimi i tij ka qenë që gjithmonë shqiptarët të bëhen bashkë. Prandaj është në kontakt me të gjithë. Unë shpresoj që të gjithë ata që janë të vetëdishëm për këtë betejë të madhe  gjeopolitike lindje-perëndim, që po manifestohet tani  në betejeë Evropë – anti Evropë, do e gjejnë veten edhe në bashkimin e faktorit politik shqiptar, që edhe njëherë shqiptarët të jenë garantues të kursit evropian të shtetit” – tha Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.

Osmani u shpreh i bindur se partia e tij, do të jetë fituese në kampin shqiptarë edhe nëse del e vetme në zgjedhje. Ndërkaq, sa i përket koalicionit të mundshëm pas zgjedhor me VMRO-DPMNE-në Osmani thotë se nuk do të koalicionojnë me asnjë parti politike pa plotësimin e tre kushteve, Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë,  këto sipas Osmanit, janë vijat e kuqe që do vendos  BDI dhe për të cilat nuk do të ketë kompromise. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share