Osman Kadriu për Klan Maqedoni nuk përjashton mundësinë që Kushtetuesja të abrogoj ndonjë dispozitë të Ligjit për Gjuhët!

Gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu në një deklaratë për Televizioni Klan Maqedoni thonë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka bazë kushtetuese. Megjithatë, Kadriu  nuk mohon mundësinë që disa dispozita të këtij ligji të anulohen. Sipas tij, ekzistojnë tre epilogë të mundshëm dhe për miratimin e cilitdo prej tyre nevojiten votat e  së paku 5 Gjykatësve Kushtetues, nga 9 sa janë gjithsej.Ligji për Përdorimin e Gjuhëve pritet të jetë në rend ditë në seancën e Gjykatës Kushtetuese në fund të këtij muaji ose më së voni në fillim të muajit tetor.

OSMAN KADRIU- GJYKATËS KUSHTETUES

“Nën një, Gjykata Kushtetuese mund t’i pranojë si tëarsyeshme të gjitha iniciativat  dhe të ngrejë procedurë për vlerësimin e kushtetushmërisë  që ka të bëjë me atë rast, nëse pranohen iniciativat si të arsyeshme për anulimin e ligjit në fjalë. Nën dy, të gjitha iniciativat të refuzohen. Të konstatohet se ligji  në fjalë është në përputhje me  Kushtetutën dhe nuk ka vend për procedurë për vlerësimin e kushtetushmërisë.Nën tre, mund të ndodhë që të mos abrogohet, të mos anulohet  i tërë ligji në fjalë, por të anulohen vetëm disa dispozita.”

Në tavolinën e gjykatësve kushtetues gjatë këtyre viteve kanë mbërritur  mbi 10 iniciativa që kontestojnë kushtetushmërinë e ligjit në fjalë dhe të gjitha janë përmbledhur në një lëndë, duke qenë se i referohen të njëjtit ligj, atij për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tij, këto iniciativa nuk janë shqyrtuar deri tani, sepse  nuk ishten të plotësuar të gjitha karriget e gjykatësve kushtetues.

OSMAN KADRIU

“Nga disa iniciativa kontestohen sidomos disa dispozita. Kontestohet çështja e përdorimit të fjalës “Gjuha shqipe”, nëdispozitë konkrete të ligjit. Vlerësohet se ajo është jokushtetuese dhe duhet  abrogohet. Dhe nën dy, në veçantikontestohen dispozitat e ligjit në fjalë  me të cilat rregullohetçështja e procedurës  para organeve të jurisprudencës. Edheaty ka  vërejtje serioze, ka argument, të them deri diku, tëarsyeshme që mund ta sjellin në pyetje  vlefshmërinë kushtetuese  të ligjit në fjalë për ato dispozita.”

Sa i përket vërejtjeve të Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, Kadriu thotë se ato janë mendime dhe rekomandime juridiket, të cilat sigurisht që do të shqyrtohen, por  rikojton se vet Komisioni i Venecias prononcohet  se vendimi final është i Gjykatës Kushtetuese. Në janar të vitit 2018, menjëherë pasi bëri betimin, Gjykatësi Osman Kadriu, por edhe kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese u pyetën nga mediat se si do të veprojnë kur ky ligj të konstestohet në Gjykatën Kushtetuese.

OSMAN KADRIU

“Çështja e gjuhës nuk është lëndë juridike,është lëndë kushtetuese dhe si e drejtë kushtetuese rregullohet dhe  garantohet me ligj.”

“Kur të jetë në Gjykatën Kushtetuese, atëherë do ta tregoj edhe mendimin tim”, kështu deklaroi Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Këtë mendim për të cilin foli në vitin 2018, Darko Kostadinovski e bëri publik pak ditë më parë, pas të cilit vazhdojnë fluks reagimesh në opinion. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share