Ekipi i Shkëndijës që para dy ditëve ka filluar me përgatitje për sezonin e ri 2023/2024, nën drejtimin e trajnerave ndihmësqë ishin në stafin e Qatip Osmanit, ndërsa ajo që jo zyrtrisht përfolet nga qarqe të ndryshme mund edhe të jetë e vërtet se trajneri i Tiranës Orges Shehi mund të jetë edhe ardhshëm i kuqezinjëve. Megjithate duhet pritur që ditëve në vijim çdo gjë të jetë zyrtare.
Nga ana tjetër gjithashtu jo zyrtarisht flitet se Shkëndijado të angazhoj futbollistin nga Sutjeska e Nikshiqit të Malit Zi, holandezi 29 vjeçar Tyrone Conraad, i cili në 33 ndeshje me këtë skuadër realizoi 25 gola, duke fituar epitetin e golashënuesit më të mirë.
/KlanMacedonia/