Organizohen serbët e Mitrovicës – do të ndezin qirinj për “terroristët” e vrarë!

Në rrjete sociale e sidomos në aplikacionin Telegram, grupe të serbëve të Kosovës e më e gjerë komunikojnë e organizojnë aktivitete të ndryshme. Një ndër to, siç përcjell KlanM, është paralajmërimi për të ndezur qirinj tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Aktiviteti, siç thuhet, do të bëhet për nder të të vrarëve në aksionin e djeshëm në Banjskë.

“Ju ftojmë nesër  tek Car llazari në Mitrovicën e Kosovës të vini e të ndezim qirinj dhe të bëjmë nderime për heronjtë e rënë në Banjskë”, thuhet në porosinë e shpërndarë në Telegram./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share