Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur një peticion për hartimin e një projektligji që synon të adresojë çështjen e vetëvrasjes në Kosovë. Peticioni ka filluar të hënën në qendër të Prishtinës dhe do të mblidhë nënshkrimet edhe në qytete të tjera si Peja, Prizren dhe Gjakova.
Në emër të këtyre organizatave, Bind Skeja ka theksuar disa pikëpamje kyçe të këtij projektligji:
1.Shërbime Klinike për Parandalim të Vetëvrasjes: Ligji do të përfshijë krijimin e shërbimeve klinike për parandalim të vetëvrasjes.
2.Integrim në Objektiva Institucionale: Projektligji synon të integrojë parandalimin e vetëvrasjes në objektivat institucionale.
3.Profesionalizmi i Mediave: Ligji do të përfshijë mekanizma për ngritjen e profesionalizmit të mediave gjatë raportimit të rasteve të vetëvrasjes.
Skeja gjithashtu theksoi se projektligji duhet të ofrojë shërbime dhe mbështetje sociale – jo vetëm klinike – për personat me mendime të vetëvrasjes. Në Kosovë, niveli institucional aktualisht nuk ofron shërbime të tilla.
“Linja e Jetës”, qendër telefonike vullnetare, funksionon që nga viti 2019 dhe ofron ndihmë për personat që vuajnë nga depresioni, ankthi, apo kanë mendime për vetëvrasje. Të dhënat e telefonuesve mbeten konfidenciale.
Peticioni bazohet në Ligjin për nisma legjislative, që i jep të drejtë qytetarëve të propozojnë nisma ligjore. Për të qenë i vlefshëm, peticioni duhet të nënshkruhet nga së paku 10,000 qytetarë.
“Jemi të bindur se këtë peticion po fillon një proces të pakthyeshëm të shërimit të plagëve tona komunitare,” tha Bejta, duke shprehur shpresën se ky ligj do të aprovohet dhe do të ndihmojë në parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë.