Organet e VMRO-së mblidhen të enjten për të marrë vendime për Qeverinë teknike

MË 28 JANAR FILLOJNË TË RRJEDHIN AFATET E 100 DITËSHIT DERI NË ZGJEDHJE

Përderisa po afrohet data e votimit të qeverisë teknike, VMRO – DPMNE ende nuk na propozuar kandidatët e saj për ministra. Ndërkohë, nuk është caktuar ende as takimi i paralajmëruar mes kryeministrit dhe liderit të VMRO-së.

Sipas paralajmërimeve të liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, partia do të mbajë të enjten mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror të partisë, ku pritet të diskutohet tema e Qeverisë teknike dhe në ditët që do të vijojnë, do të dihen emrat.

Jo zyrtarisht, VMRO – DPMNE do të propozojë për ministër të Brendshëm Naqe Çulevin, ndërsa për zëvendësministër të bujqësisë, Cvetan Tripunovski. VMRO duhet të jap propozim edhe për ministër të Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendës ministra për Financa dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Megjithatë, Mickoski ka paralajmëruar se nuk do të votojë pro qeverisë teknike, pasi nuk pajtohet që Talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik.

Ndërakq, sa i përket LSDM-së, mbeten ministrat e njëjtë, me atë që ata kanë propozuar Mitko Bojmaxhallikev të jetë zëvendës ministër i Brendshëm. Ai momentalisht është shef i kabinetit të ministrit aktual për punë të brendshëm, Oliver Spasovski.

Qeveria teknike duhet të votohet më 28 janar në Kuvend, ku kryeministër teknik pritet të zgjedhet Talat Xhaferi, ndërsa kryetar i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili është koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. Pas kësaj, fillon rrjedha e afateve prej 100 ditëve deri në zgjedhjet e dakorduara për më 8 maj.

Nga ana tjetër, Kuvendi ende nuk ka arritur që të votojë anëtarin e opozitës për KSHZ-në, pa të cilin përbërja e këtij organi, mbetet i pa kompletuar. Për anëtarë në KSHZ janë paraqitur dy kandidatura, kandidatura e Zulfi Adilit e mbështetur nga partia e Arjanit Hoxhës, ndërsa Lidhja Evropiane për Ndryshim ka propozuar Abdush Demirin. LEN akuzon Xhaferi se duke pranuar kandidaturën e partisë së Arjanit Hoxhës, e cila është formuar vetëm disa muaj më parë, po tenton të manipulojë procesin. Ato insistojnë që të zgjidhet kandidati i tyre. Deri në zgjedhjen e kandidatit të tyre opozita shqiptar edo të bojkotojë punën e Kuvendit.  E nëse nuk u jepet anëtari në KSHZ, LEN paralajmëroi se do të marrin edhe masa më radikale./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share