Orban për vizitë zyrtare në RMV, pritet nga kryeministri Mickoski – Orban: Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë shumë më tepër se ajo që ofron Brukseli!

Vendimit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, ju gëzuan vetëm Bullgaria dhe opozita tek ne dhe më vjen keq për këtë ka deklaruar sot kryeministri Hristijan Mickovski pas takimit me homologun e tijh Hungares Viktor Orban.  Ai shtoi se nuk duhet të humbasim shpresat dhe të zhgënjehemi, edhe pse jemi zhgënjyer shumë herë në këto dekada.

“Më vjen keq që duhet të jemi viktimë e marrëdhënieve bilaterale, e jo të përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, por do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe t’i zgjidhim problemet në vend që janë shtresuar dhe janë trashëgimi e jona nga qeveria e kaluar”, tha Mickoski.

Ai uroi që Shqipëria të përfundojë sa më shpejt procesin e negociatave, me shpresën se një ditë do të mund të ulemi edhe ne në atë tryezë.

Duhet të merremi me realitetin dhe ndoshta një ditë edhe ne do të gjykohemi nga përmbushja e kritereve të Kopenhagës, dhe jo nga problemet dypalëshe që zakonisht i referohen mesjetës, për të mos përmendur të ardhmen, e cila është thelbi i ekzistencën e BE-së”, tha Mickoski.

Orban përsëriti mbështetjen e tij për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke e komentuar si gabim historik faktion se ende nuk i kemi filluar negociatat dhe se gabimi, siç tha ai, tani është dyfish më i madh me shkëputjen e Shqipërisë, e cilado të përshpejtoj rrugën e saj drejt BE-së.

Orban i paraqiti Mickoskit një propozim për gjetjen e një zgjidhjeje me Bullgarinë dhe Hungaria i ofroi ndërmjetësimit të bisedimeve si kryesues i vendit me BE-në.

“Ndalesa tjetër është marrëveshja dhe unë kam një propozim. Unë dua të ndërmjetësoj këtë çështje. Nëse Bullgaria është e gatshme të na pranojë të jemi ndërmjetës, kjo është çështje e atij vendi ata duhet të vendosin. Mickoskit i kemi ofruar ndërmjetësim. Është e vështirë të kuptosh pse veçohet Shqipëria. Është e vështirë për një komb ta kuptojë këtë. Dua të theksoj se krenaria kombëtare është gjëja më e rëndësishme për një komb dhe vendimi i BE-së është pikërisht shkelje e krenarisë kombëtare të Maqedonisë së Veriut. Kjo shkakton plagë, dhe është gabim i madh që nuk je anëtar i BE-së dhe është gabim që po favorizohet dhe avansohet  vetem një vend tjetër, Shqipëria. Ju duhet të hapni negociatat me BE-në deri në fund të vitit”, tha Orban.

Gjatë ditës kabinetet qeveritare të dy vendeve zhvilluanë seancë të përbashkët , ndërsa ajo që ra në sy se në këtë mbledhje në kabinetin qeveritar të Maqedonisë së Veriut mori pjesë vetëm një ministër nga kolicioni VLEN edhe atë ai i eurointegrimeve Orhan Murtezani . /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share