Raporteri i Bundestagut: Do të bëjmë të pamundurën
Gjermania duket optimiste se javën e ardhshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vendoset një datë për Konferencën Ndërqeveritare. Adis Ahmetoviç, raporteri për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman, në krah të kreut të Grupit Parlamentare socialist në Tiranë, flet për përpjekjet që po bëhen nga ana e tyre që në datën 19 të ketë një vendim pozitiv për dy vendet.
Edhe pse gjithçka do të varet nga votimi i së enjtes në parlamentin maqedonas, nëse do të miratojnë propozimin e Macronit për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Ahmetoviç ka shprehur zhgënjimin me përfaqësuesit e Këshillit Europian që nuk arritën dot në Qershor jo vetëm të hapnin negociatat me këto dy shtete, por dhe të liberalizonin vizat për Kosovë.
Tv Klan