Stano: Ky vit sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjeve
Bashkimi Evropian ka shpresë se këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në dialog.
Sipas zëdhënësit Stano këto marrëveshje janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët.
Stano, tha se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat këtë javë mes dy vendeve tregon se kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur.
Serbia sipas zëdhënësit Stano ka zgjedhur si orientim integrimin në BE dhe në rast të dështimit në zbatimin e detyrimeve, do t’i rrezikohej ky proces. Nga ana tjetër komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të duhej t’i jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.
Në lidhje me masat ndëshkuese që BE-ja i ndërmori ndaj Kosovës Stano tha se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri.”
Ai theksoi se BE-ja është duke e vëzhguar situatën në terren dhe duke punuar bashkë me partnerët për të parë nëse janë ndërmarrë masat e duhura.
Klan News