WhatsApp ka prezantuar një mënyrë të re për të marrë njoftime nga njerëz apo organizata që i intereson përdoruesit. WhatsApp Channels lejon përdoruesit të ndjekin privatisht kanale dhe të anëtarësohen për të marrë lajmet më të fundit.
Por ndryshe nga ç’ndodh me bisedat që janë qëllimi kryesor i platformës, me Channels nuk është e mundur shkëmbimi i mesazheve. Në postimin e shpërndarë në Facebook, Marck Zuckerberg ka njoftuar se opsioni “do të jetë fillimisht i përdorshëm në Singapor e Kolumbi, por do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë përgjatë vitit”.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzuck%2Fvideos%2F955563298979887%2F&show_text=false&width=476&t=0
Përditësimi është i ngjashëm me Telegram Channels që lejon administratorët të dërgojnë njoftime tek personat që kanë zgjedhur t’i marrin.
Platforma gjithashtu ku bërë me dije se do të sjellë emoji të animuara, sërish një ide e ngjashme me Telegram./tvklan.al