“Barbie” dhe “Oppenheimer” janë dy prej filmave të shumëpritur që do të dalin në kinema në të njëjtën ditë, më 21 Korrik.
‘Beteja’ se cili do të jetë më fitimprurësi ka ‘ndezur’ debat dhe “meme” në rrjetet sociale, madje disa sugjerojnë se një ditë e tërë në kinema do të jetë e vetmja zgjidhje për fansat.
Kësaj i është bashkuar edhe Cillian Murphy, protagonisti i “Oppenheimer” me regji të Christopher Nolan, i cili ka nxitur shikuesit të shkojnë dhe t’i shohin të dy filmat.
“Mezi pres ta shoh ‘Barbie’,”, tha ai për spanjollen “La Vanguardia”. “E adhuroj Margot Robbie, e adhuroj Ryan Gosling, dua t’i shoh. Nuk e di se për çfarë debati bëhet fjalë, por s’kam as ndonjë mendim shumë të fortë. Këshilla ime do ishte që të shkojnë t’i shohin të dy, në të njëjtën ditë. Nëse janë filma të mirë, është fitim për kinemanë”.
‘Fatura’ e dyfishtë për fansat ka cekur jo vetëm se cili prej filmave duhet parë i pari, por edhe si duhet të vishen për këtë ditë.
Regjisorja e “Barbie”, Greta Gerëig ka përjashtuar debatin për filmat dhe është shprehur se “ka veç dashuri”. “Duhet të shihni eksperiencën, ‘Barbie’ më pas ‘Oppenheimer’, ‘Oppenheimer’ më pas ‘Barbie”. Mendoj se duhet t’i ndërmerrni të gjitha rrugët”, tha ajo.
Cillian gjithashtu ka folur edhe mbi efektin negativ që pati “Oppenheimer” mbi shëndetin e tij. “Cigare dhe llullë. Ai i alternonte. Kjo e vrau në fund”, tha ai për personazhin e tij i cilii vdiq nga kanceri në vitin 1967.
Përveç tymosjes (jo vërtet) të cigares, 47-vjeçarit iu desh të humbte disa kilogramë për rolin e tij./tvklan.al