QEVERIA: SHUMË SHPEJT DALIN ME MASA TË REJA KUNDËR KRIZËS
Situata ekonomike po bëhet çdo ditë e më e keqe dhe duhet të veprohet shumë shpejt. Kështu deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski I cili njoftoi se kanë dorëzuar kërkesë për caktim urgjent të seancës, ku në rend dite do të jenë propozimligjet e dorëzuara nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare. Bëhet fjalë për propozimet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të TVSH-së dhe akcizave.
“Grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së dorëzoi dy ligje me çka akciza e derivative do të përgjysmohet dhe taksa do të jetë në normë prej 5 përqind, në vend të 18 përqind që është tani, ndërsa produktet ushqimore do të liroheshin nga TVSH-ja deri në fund të 2022-tës. E ftojmë udhëheqësinë e Kuvendit, menjëherë ta caktojë seancën urgjente.“ – tha Micevski, VMRO.
Për grupin parlamentar të Aleancës për Shqiptarët nuk paraqet ndonjë dallim nëse ata vetë dorëzojnë propozim-ndryshime, apo kontribuojnë me amendamente në propozim ndryshimet tashmë të dorëzuara.
“Kuptohet ne si parti politike nuk duam ta komplikojmë punën, do të veprojmë në mënyrën më të mirë dhe më productive të mundshme. Neve nuk na pengon që me amendamente të kontribuojmë ndaj propozimeve të propozuara tashmë. Qëllimi ynë nuk është të themi se ja ne po propozojmë, por duam që propozimet tona që janë në të mirë të qytetarëve të pranohen pavarësisht nga opozita apo pushteti. ” – Elmi Aziri, ASH
Nga LSDM kanë theksuar se pas heqjes së masave antikrizë, vijojnë masa të reja dhe forma të ndryshme të ndihmës për qytetarët dhe kompanitë.
“Në këtë drejtim është edhe ribalanci I buxhetit përmes të cilit sigurohen 76 milion euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset, si dhe 52 milion euro shtesë për bujqit, për paga më të larta dhe pensione. Ajo që vlen të theksohet është se Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të subvencionojë çmimin e energjisë prodhuese elektrike, që qytetarët të marrin fatura më të ulëta të energjisë.” – thonë nga LSDM.
Qeveria njoftoi se me rebalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve dhe shumë shpejt do të del me masa kundër krizës sipas rekomandimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN dhe Banka Botërore, BE dhe ekspertët. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë, drejt atyre që kanë më shumë nevojë. /KlanMacedonia/