Taravari: Mora aprovim nga anëtarët e Kryesisë dhe Kuvendit për takim me opozitën

OPOZITA TAKOHET NË GOSTIVAR

Liderët e opozitës shqiptare, mbrëmë kanë qenë të pritur nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Pas takimit ai tha ka marrë dritë jeshile nga anëtarët e Kuvendit Qendror dhe Kryesisë së ASH-së që të mund të vazhdojë bisedimet me liderët e Lëvizjes Europiane për Ndryshim.

“Sot kishim një takim  në të cilin bëmë konsulëtimet fillestare që ekipet punuese nga të gjitha partitë këto ditë të ulen dhe të punojnë në platformën e përbashkët e cila besoj se së shpejti të sinkronizohet nga të gjitha palët dhe të nënshkruhet ditët në vijim”, tha Arben Taravari.

Mexhiti dhe Kasami nga LEN thanë se ky është një fillim i mbarë dhe i pritur nga qytetarët e vendit.

“Është fillim i mbarë, ka energji pozitive, ndjehet edhe tek votuesit, tek qytetari. Uroj që me këtë zell, me këtë elan, ta përfundojmë këtë proces, ti hyjmë procesit, ti takojmë qytetarët dhe ta bëjmë ndryshimin e shumë pritur, atë që e presim”, tha Izet Mexhiti.

“Mesazhi është dhënë, qytetarët e kanë pranuar shumë mirë këtë dhe çdo ditë ne kemi komunikim me shumë faktor të rëndësishëm, shoqëror intelektual, profesor, shoqata të ndryshme, profesor të ndryshme të cilët në një formë ose tjetër duan të jenë pjesë e këtij ndryshimi”, tha Bilall Kasami.

Përfaqësuesit e Lidhjes Europiane për Ndryshim thanë se ditët në vijim do i përfundojnë detajet e marrëveshjes për bashkëpunim dhe do ta nënshkruajnë atë, por edhe për detaje tjera rreth organizimit dhe koordinimit të shtabeve dhe fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share